Automjete ushtarake gjermane erdhën në Kosovë, KFOR-i jep një përgjigje
15 prill 2024
| 08:42
Të shtunën dhjetëra automjete ushtarake nga Gjermania janë futur në Kosovë përmes linjës hekurudhore në Hanin e Elezit.
Pamjet janë publikuar në disa medie.
Këto lëvizje, sipas KFOR-it, nuk kanë të bëjnë me situatën në veri.
Misioni i NATO-s në Kosovë thekson se këto janë lëvizje normale logjistike.
Kujtojmë se në tetorin e vitit të kaluar Gjermania miratoi dërgimin e 150 ushtarëve në Kosovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane pati thënë se kontigjenti i ushtarëve do të vinte në prill të 2024-s.
KFOR-i në Kosovë ka mbi 4 500 trupa.