Automjeti i ushtrisë serbe shtyp veturën, vdesin pesë persona
22 shtator 2024
| 15:06
Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi të shtunën pasdite në Serbi.
Raportohet se automjet i ushtrisë serbe e ka shtypur një veturë, me ç’rast ka ndodhur ky rast i rëndë.
Po ashtu edhe një person raportohet se ka pësuar lëndime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kralevë-Rashkë, në Bojaniq, shkruajnë mediat serbe.
Një 54-vjeçar, i cili e drejtonte automjetin ushtarak është arrestuar.
Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa është paralajmëruar se një kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, e ka konfirmuar se automjeti i ushtrisë serbe ishte përfshirë në aksident.