Autori Bedri Tahiri dhuron dhjetëra ekzemplarë librash për bibliotekën “Ymer Elshani” në Drenas
Autori dhe veprimtari, Bedri Tahiri ka dhuruar sërish dhjetëra ekzemplarë të librit të tij të fundit “Kamer e Murat Loshi” për bibliotekën “Ymer Elshani” në komunën e Drenasit.
Dorëzimi i ekzemplarëve është bërë në objektin e komunës së Drenasit, ku autori Tahiri është pritur nga nënkryetari Nazmi Hasi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, me ç’rast e falënderuan për donacionin me libra.
Kjo nuk është hera e parë që autori Bedri Tahiri dhuron libra, pasi edhe me parë, ai ka dhuruar libra të zhanreve të ndryshme për nevojat e bibliotekave të shkollave në Drenas. Vetëm gjatë këtij viti donatorët kanë dhuruar mbi 1000 ekzemplarë të zhanreve dhe gjuhëve të ndryshme bibliotekave të Komunës së Drenasit.
Dhurimi i këtij donacioni është në vazhdën e përmbushjes së premtimit të kryetari Ramiz Lladrovci për pasurimin permanent të bibliotekave me libra për nxënësit e Drenasit.
(Q.R / Epoka e re)