Autoritetet gjermane konfiskojnë 4.5 ton kokainë
03 gusht 2019
| 21:01
Shërbimi Doganor në Gjermani ka konfiskuar një ngarkesë prej 4.5 tonësh kokainë, më e madhja e kapur ndonjëherë në vend, me një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 1 miliard eurosh.
Droga u zbulua në një kontejner nga Uruguaji gjatë një kërkimi në qytetin port verior të Hamburgut. Kur agjentët e doganës hapën kontejnerin, që sipas dokumenteve ishte i mbushur me fara soje, gjetën më shumë se 200 çanta sportive me më shumë se 4200 pako kokainë të presuar.
4.5 tonët e kokainës, lënë pas konfiskimin e 3.8 tonëve në Hamburg, në 2017, që ishte edhe rekordi i deritanishëm.
Shërbimi doganor gjerman tha ndërkohë se kokaina e konfiskuar është shkatërruar në mënyrë sekrete dhe nën masa të larta sigurie./TCh