Autoritetet nigeriane ua rrënuan hotelet pronarëve që s’respektuan vendimet e tyre

12 maj 2020 | 10:07

Dy hotele në Nigeri janë demoluar plotësisht nga autoritetet pasi, siç raporton BBC, nuk ishin respektuar rregullat e vëna që ua bënte të qartë pronarëve, se duhet t’i mbyllin lokalet në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Menaxherët e hoteleve janë arrestuar, megjithatë vëllai i njërit prej tyre këmbëngulte se kanë respektuar rregullat që janë vënë nga qeveria në luftimin e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se vendimi për demolimin e hoteleve ishte marrë nga brenga e madhe se brenda tij kishte pasur njerëz që janë infektuar me koronavirus, tregues ky që hoteli ka qëndruar i hapur në kohën kur të gjitha bizneset janë urdhëruar të mbyllen për ta luftuar COVID-19.

Në Nigeri që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit janë konfirmuar më shumë se 4 300 raste, por me vënien e masave kufizuese në fund të marsit, numri i të infektuarve filloi të bjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaron se…