Autoritetet turke ndalojnë 16 persona të dyshuar për terrorizëm
Autoritetet turke kanë ndaluar 16 persona në zonat juglindore të Turqisë të banuara nga kurdët, pas dyshimeve për lidhje me terrorizëm, ka njoftuar zyra e guverantorit lokal të enjten, transmeton Reuters.
Një burim i sigurisë ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona me kombësi franceze.
Të 16-të personat janë ndaluar pas operacioneve kundër “militantëve” të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në juglindje të provincës Sirnak, ka njoftuar kjo zyrë përmes një deklarate.
Zyra e guvernatorit nuk ka dhënë detaje për nacionalitetin e tyre.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit për tri dekada dhe është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Më shumë se 40,000 persona, shumica kurdë kanë vdekur prej kur ka nisur konflikti në juglindje të shtetit.