Autoriteti i Aviacionit Civil: Ndalesa e fluturimeve nga Italia, e përkohshme
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) ka bërë me dije se me rekomandim të IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Ambientit, kanë vendosur që të ndërpriten përkohësisht të gjitha fluturimet nga rajonet e Italisë Veriore të prekura koronavirusi.
“Duke vepruar sipas rekomandimit të IKSHP-së, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së korona virusit Covid 19, drejtori i përgjithshëm i AAC-së, në konsultim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka vendosur që të ndërpriten përkohësisht të gjitha fluturimet nga rajonet e Italisë Veriore të prekura nga ky virus”.
“Ndalesa është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës. AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës dhe do të merr vendime përkatëse në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së”, ka njoftuar AACK-ja.