Autoriteti i Aviacionit Civil sërish thërret për dialog mes palëve dhe ndërprerje të grevës në aeroport

20 gusht 2019 | 12:54

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i’u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët dhe ndërprerje të grevës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes një njoftimi për media ata thonë se, “Inspektorët e AAC- së gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi”.

“Greva pritet të vazhdoj edhe nesër me dt. 21.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 14:00, luten udhëtarët që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Politikani bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezat…