Bankat në Kosovë janë nën përcjelljen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), për veprimet e tyre, siç thuhet, potencialisht në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se janë duke i përcjellë veprimet e disa bankave në Kosovë, bashkë me Bankën Qendrore.“Pas disa konsultimeve që kemi bërë me BQK-në, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me kujdesë është duke i përcjellur veprimet e disa bankave, e veprime që potencialisht mund të jenë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka shkruar Prestresh në “Facebook”.