Autoriteti i Konkurrencës: Qeveria po krijon monopol në shërbime telekomunikuese

03 prill 2020 | 14:44

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë me të cilin, siç ka thënë përjashton Ligjin e Prokurimit Publik për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës si shërbime me rëndësi të veçanta shtetërore, se mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Me këtë vendim Qeveria e Kosovës i ka përjashtuar në tërësi ofertat që mund t’i ofrojnë ndërmarrjet për shërbime telekomunikuese, duke i përjashtuar procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik dhe duke e bërë monopol natyror ‘Telekomin e Kosovës’”.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 10: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Si e tillë institucionet e shtetit e posaçërisht Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, është i obliguar ta zbatojë këtë dispozitë kushtetuese dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

“Integrimi i Kosovës në BE dhe standardet që dalin nga Rregulloret e Komisionit Evropian që kërkohen të arrihen në këtë proces, është një tjetër faktor përcaktues dhe nxitës për fushën e konkurrencës. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, neni 74 dhe 75, shërbejnë si një katalizator për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të konkurrencës në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane”, është thënë në reagimin e AKK-së.

Sipas këtij reagimi në një mjedis konkurrues siguron se do të ketë potencial në “garë” për të prodhuar një produkt të ri apo për të ofruar një shërbim më të mirë.

“Si pasojë, konkurrenca e fuqishme përbën nxitësin kryesor të rritjes së produktivitetit dhe siguron që tregu do të mbetet konkurrues. Nga një mjedis konkurrues i mirëfilltë jep mundësi të zgjedhjes, shërbime më të mira, cilësi, çmimet konkurruese dhe produktet të reja (inovacione)”.

“Aktet normative duhet t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë ndërmarrjet në treg. Evitimi i favorizimit dhe krijimi i lehtësirave për ndërmarrjet e mëdha mundëson krijim të ndërmarrjeve që zotërojnë fuqi tregu dhe pengon ndërmarrjet e tjera të jenë konkurruese në treg, e posaçërisht ato ndërmarrje që janë në të njëjtin nivel të operimit dhe ofrimit të shërbimeve”.

“Për më shumë, organet shtetërore në të gjitha nivelet në vend të njoftohen se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është i obliguar sipas ligjit, që të jetë aktiv për të gjitha format e parandalimit, kufizimit ose keqpërdorimit të konkurrencës nga ndërmarrjet, nëse këto veprime kanë efekte në treg”, është thënë në reagimin e AKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora, është rikthyer në…