Autoriteti Palestinez akuzon Netanyahun se dëshiron të zgjasë luftën
Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez, ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po demonstron një shpërfillje ndaj OKB-së dhe thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim të menjëhershëm duke mbrojtur agresionin e Izraelit në Rripin e Gazës për gjashtë muaj të tjerë.
Benjamin Netanyahu ka thënë të martën se Izraeli “nuk do të ndalojë së luftuari deri në fitoren absolute”, shkruan “Al Jazeera”.
Në një deklaratë, ministria palestineze ka theksuar se komentet e tij nënkuptojnë “vazhdimin e gjenocidit dhe zhvendosjen e detyruar të civilëve palestinezë në Rripin e Gazës”.
“Netanyahu e merr guximin e tij nga dështimi i institucioneve ndërkombëtare për të mbajtur përgjegjësitë e tyre ligjore dhe morale për t’i dhënë fund okupimit”, është thënë në deklaratë.