Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ lëshohet për qarkullim më 29 maj
26 prill 2019
| 11:06
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se autostrada Prishtinë-Shkup, do të lëshohet në qarkullim më 29 maj.
Me këtë rast, Lekaj u ka uruar drejtuesit e mjeteve motorike vozitje komode në autostradën “Arbën Xhaferi”
“Vozitje komode e pamje fantastike nga 29 maji. Ditë të mbarë nga ‘Arbën Xhaferi’”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/