Autostrada e Dukagjinit, projekt i rëndësishëm edhe për Rahovecin
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë projektuese kanë prezantuar të hënën tri variantet e projektit për Autostradën e Dukagjinit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se ky është një projekt shumë i rëndësishëm edhe për Rahovecin.
“Në komunën tonë do të kalojë traseja dhe do të ketë qasje në autostradën që do ta lidh rrafshin e Dukagjinit, nga Istogu deri në Prizren. Bashkë me ekipin tim, jemi të angazhuar intensivisht që Rahoveci të përfitojë maksimalisht nga ky projekt, ku edhe i kemi shprehur sot nevojat dhe kërkesat tona të cilat do të merren parasysh! Së shpejti do të ketë edhe debat publik për këtë temë ku edhe qytetarët do të kenë qasje në projekt dhe të shprehin idetë e komentet e tyre”, ka thënë kryetari Latifi.
/Epoka e re/