Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtimi i Kurtit ishte gabim, u vu në lajthitje nga ministria

02 tetor 2024 | 21:49

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Aliu tha se ministria kishte gabuar në raportimet e saj nga terreni.

Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri të themi, për shkak se i është besuar situatës raportimit të përqindjes së fundit. Viti 2022 ka qenë vit jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimit të madh të çmimeve.”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Megjithatë, Aliu nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka deklaruar se Milan Radojçiq, i…