Autostradat më të frekuentuara në ShBA mbushen me fotografinë e Adem Jasharit

18 shkurt 2022 | 08:01

Fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari është shfaqur të enjten në billborde në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.

Këtë për 14-vjetorin e Pavarësisë e ka mundësuar një kompani shqiptaro-amerikane e cila vepron në SHBA dhe Kosovë.

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY” është mbishkrimi, që bashkë me fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari, shumë amerikanë do ta shohin për një javë.

E për këtë ka folur pronari i kompanisë, Dren Deva.

Deva tha se janë 14 billboarde që janë vendosur në autostradën I-95.

“Kjo është hera e dytë që i kemi vendosur ne. Hera e parë ka qenë në vitin 2019-të në New York në autostradën I-95 kanë diku gjashtë Bill Boarde. Tani prej 15 shkurtit deri më 22 shkurt janë gjithsejt 14 billborde që janë vendosur në autostradën I-95 nga Bostoni, New York, New Jersey, Connecticut dhe Florida, pasi që këtu ka më së shumti popullatë shqiptare”, ka deklaruar Deva në Klan Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur Ukraina ndodhet nën kërcënimin e pushtimit rus,…