AUV-i i reagon Lutfi Hazirit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) ka reaguar pasi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e akuzoi Qeverinë për inspektorët të cilët i mbyllën disa lokale në këtë qytet.
Në reagimin e AUV-it është thënë se Qeveria nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve nga inspektorët e AUV-it për shkeljet e masave anti-Covid.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid. Në vend të kësaj, ekzistojnë procedura të qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj dënimeve që prentendohet të jenë të kundërligjshme. Çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë çështje s’është asgjë përveçse përpjekje për të përfshirë nivelin qendror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual e në shërbim të tij.”, është thënë në reagimin e AUV-it.
Haziri e ka quajtur inspektoratin e AUV-it si “njësi ndëshkuese të Qeverisë”.