AUV: Në deponinë e mbeturinave Gjilan u asgjësuan 19750 kg peshk
Inspektorati Veterinarë, zyra regjionale e AUV-së në Gjilan sot asgjësoj 19750kg peshk. Sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve. Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum. “Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim. Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së”, është thënë në njoftimin e AUV.
“AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor”.