AUV shqiptoi 9 gjoba ndaj bizneseve që s’respektuan masat antiCovid

22 prill 2021 | 12:42

Mbrëmë në Regjionin e Pejës, Inspektorati Sanitar i AUV-së bashkë me Policinë e Kosovës,  kanë vazhduar aksionin dhe gjobitjen e pronarëve të lokaleve të cilët po shkelin masat anti-Covid-19.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë për gaztën “Epoka e re”, se regjioni i Pejës ka qenë cak i inspektimit të lokaleve të cilat po shkelin masat anti-Covid-19. “Mbrëmë në Regjionin e Pejës, Inspektorati Sanitar i AUV-së bashkë me Policinë e Kosovës në mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas Vendimit të Qeverisë 01/07,  kanë shqiptuar  6 gjoba juridike për mos krijim të kushteve për respektim të masave Covid -19, si ruajtje të distancës dhe ne dy raste për shkelje të orarit të punës, në të cilin parashihet që operatoret ekonomik lejohet të punojnë vetëm deri në ora 22:00”, ka deklaruar Thaçi.

No description available.

Ai tutje ka thënë se gjoba janë shqiptuar edhe për tejkalim të personave të ulur të tavolinë.   “Tri gjoba ishin në qytetin e Klinës një në Istog, për tejkalim të numrit të personave në tavolina. Organizimet e mbajtjes se iftarit duhet të jenë në përputhje me masat.  Kontrollet e rrepta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të mbajtur në kontroll situatën me pandeminë. Ftojmë qytetaret dhe bizneset të tregohen të kujdesshëm në respektim të masave. Nëse dëshirojmë të qëndrojmë të hapur, respektimi i masave është e vetmja mundësi”, ka thënë Thaçi.

(Epoka e re/ A.MAVRAJ)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot historianin dhe…