AUV shqiptoi gjashtë gjoba ndaj bizneseve që s’respektuan masat antiCovid në Prizren
Mbrëmë në Regjionin e Prizrenit, Inspektorati Sanitar i AUV-së bashkë me Policinë e Kosovës, kanë vazhduar aksionin dhe gjobitjen e pronarëve të lokaleve të cilët po shkelin masat anti-Covid-19.
Në ekipet e përbashkëta janë shqiptuar gjobat për personat fizik dhe juridik që gjithsejtë ishin gjashtë. Po ashtu, në këtë aksion janë mbyllur lokale në afat të pacaktuar për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi. “AUV në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë në Regjionin e Prizrenit ka zhvilluar një kontrolle për mbikëqyrje të zbatimit të masave Covid-19 19, sipas vendimit të fundit të qeverisë 01/07. Në të gjitha rastet ku janë hasur shkelje të pikave të vendimit, inspektorët sanitar kanë shqiptuar gjoba për persona juridik, ku kryesisht kanë qenë të përfshira lokalet e gastronomisë bare restorante dhe lokalet e lojërave Online. Në ekipet e përbashkëta janë shqiptuar gjobat për personat fizik dhe juridik që gjithsejte ishin gjashtë. Në dy raste ku shkeljet kanë qenë më të mëdha kemi ndëshkuar me gjoba dhe i kemi mbyllur për afat të pa caktuar, deri në krijim të kushteve”, ka deklaruar Thaci.
Ai tutje ka shtuar se asnjë rast s’do të tolerohet. “Ne si dy autoriteti mbikëqyrëse ligj zbatuese jemi të vendosura qe në asnjë rast nuk do të tolerohet shkelja. Përveç gjobave tek secila shkelje recidiviste do të pasoj mbylla e biznesit. Shëndeti dhe jeta e qytetareve është mbi gjithçka”, u shpreh ai.