
Ava Max arrin një milion ndjekës në “Instagram”
01 dhjetor 2019
| 13:24
Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, çdo ditë e më shumë po ngjitet drejt majave të suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës. Këngët e saj janë pëlqyer shumë këtë vit dhe kanë shënuar shifra të larta klikimesh në “Spotify” dhe “YouTube”.
Të enjten e datës 28 nëntor, pikërisht në ditën kur shteti i saj amë feston shpalljen e pavarësisë, këngëtarja arriti shifrën e një milion ndjekësve. Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një imazhi të publikuar në “InstaStory”, ku shfaqte shifrat e llogarisë së saj në “Instagram”.