Ava Max dhe Loredana, dy shqiptaret që u vlerësuan me çmim në MTV Ema
06 nëntor 2019
| 11:21
Suksesi evropian i “Sweet but Psycho” u kurorëzua për Ava Max me çmimin “Best Push” në MTV Europe Music Awards 2019.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e lindur në ShBA arriti ta mposhtë konkurrencën e Billie Eilish, H.E.R., Mabel dhe Rosalia, duke marrë një çmim të rëndësishëm për artistët e rinj në evenimentin më të rëndësishëm të muzikës në Evropë.
Ava ishte edhe një performuese në skenën e Seviljes, ku elektrizoi publikun me hitet “Torn” dhe “Sweet but Psycho”. Loredana ishte artistja tjetër shqiptare që u vlerësua në MTV Ema. Ajo u shpall këngëtarja më e mirë zvicerane për vitin 2019, ndërkohë që në të njëjtën kategori ishte edhe shqiptarja tjetër Ilira.