Avancimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Hyseni: Përpjekjet e Beogradit nuk e ndalën rrugën e Kosovës
Kosova është avancuar nga anëtare vëzhguese në atë të asocuar në Asamblenë Parlamentare (AP) të NATO-s.
Pas kësaj arritje, ka reaguar kryesuesi i delegacionit nga Kosova, Driton Hyseni.
Hyseni është shprehur se ky hap vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Kuvendit të Kosovës dhe AP-së të NATO-s.
Ai ka theksuar se përpjekjet e delegacionit të Serbisë dhe akterëve tjerë në Beograd s’ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit.
“Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje e Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, ka theksuar Hyseni, deputet nga radhët e Vetëvendosjes..