Avancojnë Besa Famgas, Rahoveci dhe Llapi
Besa Famgas nuk ka hasur në telashe për të kaluar në raundin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll.
Të mërkurën në Pejë, Besa fitoi ndaj Deçanit me rezultat 46:13. Besa ua dha rastin lojtarëve të rinj, ndërsa Ilir Istrefaj shfrytëzoi mundësinë duke shënuar 19 gola.
Bilall Mazrekaj ishte më efikasi te Deçani me katër gola.
Raundin e parë të Kupës e kaloi edhe Rahoveci. Rahoveci fitoi 49:36 ndaj Vëllaznimit. Rastin e fituan dhe e shfrytëzuan lojtarët me më pak hapësirë dhe ata të rinj. Granit Kadiri e Adonit Isufi i shënuan nga 12 gola. Nëntë i kishte Egzon Vuqitërna.
Daris Dibrani i shënoi 13 gola për Vëllaznimin, kurse nëntë Vitar Mamusha.
Llapi fitoi 37:15 ndaj Ulpianës.
Ardi Halili e Etnik Bajoku i kishin nga gjashtë gola për Llapin. Erand Buja i realizoi gjashtë gola për Ulpianën.