Avdi Ibrahimi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

23 korrik 2019 | 17:55

Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), Avdi Ibrahimi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë me dije Ibrahimi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Të nderuar, dhe shumë të respektuar bashkëkombës,

Ndjej një obligim moral e qytetar t’ju njoftoj se sot rreth orës 14:20 minuta kam marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë të paraqitem më datë 02 tetor 2019. Përkundër bindjeve që kam për këtë gjykatë politike të sajuar nga shpifjet, të pavërtetat e shtetit serbë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së, edhe pse unë nëpërmjet shkrimeve të cilat i kam bërë publike kam shprehur hapur kundërshtimin e kësaj gjykate të ngritur mbi bazën e raportit të Dik Martit, por që e ka miratuar Këshilli Europian.

Njiherit është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse dihet botërisht se në luftën e Kosovës shteti i Serbisë ndaj popullatës së Kosovës ka kryer krime ekonomike, shkatërrime, e ka bërë plaçkitje nga më të ndryshme, njëkohësisht edhe ka bërë masakra të papara mbi popullatën shqiptare në të gjitha grup moshat. Duke besuar në drejtësi të paanshme, do të paraqitem në kohën e caktuar në hetuesin e Gjykatë Speciale për intervistim.

Jam intervistuar vite më parë, edhe dy herë të tjera nga Gjykata Speciale e EULEX-it, dhe deklarata ime ka qenë publike, se vërtet unë nuk kam kurrfarë njohurie të ketë bërë dikush nga njerëzit e UÇK-së ndonjë krim, pretendime të tilla të pabaza i kam hedhur poshtë dhe ashtu do të ndodhë edhe në rastin kur të paraqitem sërish para Gjykatës Speciale të Hagës.

Avdi Ibrahimi, luftëtar veteran i UÇK-së (ish-zëvendëskomandant i Brigadës 128 të ZOP-it), Prizren, më 23 korrik 2019.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është e vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet e ShBA-së,…