Avdijaj: Kam refuzuar klube të mëdha për Schalken
06 prill 2018
| 12:12
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka bërë me dije se është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, por që kishte vendosur të qëndronte te Schalke 04.
21-vjeçari aktualisht është i huazuar te klubi holandez Roda JC, por është i penduar që e kishte refuzuar Real Madridin për Schalken. “Kur isha 18-vjeçar mund të shkoja në klube si Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpooli, por zgjodha të qëndroja me Schalken”, ka thënë Avdijaj.