Avdijaj: Mund t’i mposhtim Maltën dhe Azerbajxhanin
Donis Avdijaj është optimist se Kosova mund të shënoj fitore ndaj Maltës më 17 nëntor dhe ndaj Azerbajxhanin më 20 nëntor.
“Është hera e parë për ne si ekip që të arrijmë diçka. E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet, por secili ekip tash dinë të luajë futboll dhe i ka opsionet e veta, prandaj duhet të japim maksimumin si ekip për t’i fituar ndeshjet dhe pastaj për ta festuar suksesin e parë”, ka thënë Avdijaj.
Sulmuesi Avdijaj ka folur edhe për formën e mirë nëpër të cilën po kalon, por ka thënë se kur është në pyetje Kosova kushdo që luan duhet të jap maksimumin.
“Në ekipin tim jam në formë shumë të mirë, por kur grumbullohem me Kosovën interesin tim e vendos prapa. Mua më intereson që ta shfrytëzojmë këtë mundësi si ekip dhe të arrijmë sukses. Nëse arrij ta jap kontributin tim do të isha i lumtur, por ky është futboll dhe kushdo që luan duhet ta japë maksimumin”, ka deklaruar Avdijaj.
/Epoka e re/