Avdijaj: Synoj të kthehem në Bundesliga

11 shkurt 2022 | 16:50

Donis Avdijaj në një intervistë për medien gjermane, “Kicker”, ku ka folur për shumë gjëra. Lojtari nga Kosova është një nga ata që kishte potencial të madh përpara, por me disa veprime të gabuara, shpërdoroi gjithçka.

Dikur yll në Gjermani me skuadrën e Schalke, Donisi luan me skuadrën e Hartberg. Ai ka thënë se në të kaluarën bëri shumë gabime, por tashmë është pjekur si njeri dhe nuk do t’i përsërisë ato gabime më.

“Kam bërë disa gjëra të gabuara në të kaluarën. E di nga përvoja se nuk do t’i bëja këto gjëra më. Jam maturuar dhe jam bërë një person që mund t’i dallojë gjërat më mirë. Kur isha i ri, shpesh isha vet dhe tani shoh një zhvillim si person. Dua të vazhdoj kështu, sepse ndihem shumë më mirë. Jam i entuziazmuar të shoh çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë Avdijaj.

“Bazuar në përvojën time, unë ndaj ambiciet në afat-shkurte, afat-mesme dhe afat-gjate. Në afat-shkurte dua të përmirësohem personalisht dhe Hartberg, sepse e di se mund të bëj më mirë. Në afat-mesëm dua të kem suksese me skuadrën. T’i bëj tifozët e trajnerët të lumtur. Në afat-gjate, dua të kthehem në Bundesligën e Gjermanisë. Kam besim në vete se mund ta bëj këtë hap. Kam mësuar gjëra që më kanë munguar më parë, kështu që kam për qëllim të kthehem atje. Dua t’i bindi njerëzit se Donisi mund ta bëjë”, ka shtuar Avdijaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.02.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…