Në Gjimnazin “Bedri Pejani” do të investohen rreth 200 mijë euro

10 qershor 2018 | 12:39

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj, ka bërë me dije se në Gjimnazin “Bedri Pejani”, gjatë ditës së shtunë kanë filluar punimet e para për rinovimin e tërësishëm të objektit shkollor.

Ai për gazetën lokale “Zarfi Info”, ka thënë se ky investim kap koston rreth 200 mijë euro nga buxheti i përbashkët ndërmjet MAShT-it dhe Komunës së Pejës.

Avdimetaj ka treguar se nga këto mjete është planifikuar meremetimi i tërësishëm i klasave, shtrimi i dyshemeve, korridoreve, dyerve dhe hapësirave tjera të kësaj shkolle. “Nga terreni kemi parë se deri më tani gjithçka po shkon ashtu si është planifikuar”, ka thënë Avdimetaj.

Ai ka shtuar se investimet e tilla s’ka dyshim se ndikojnë pozitivisht në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

“S’ka dyshim se investimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e nivelit dhe cilësisë së arsimit. Andaj, neve si drejtori në bashkëpunim me MAShT-in dhe kryetarin e komunës z. Gazmend Muhaxheri, po mundohemi të kontribuojmë në rregullimin dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit e shkollave të Pejës, sepse kur ambienti dhe kushtet e mira për mësim nuk mungojnë, atëherë nuk do të mungoi as vullneti i nxënësve për mësimnxënie”, ka thënë Avdimetaj, duke bërë me dije se deri në fillimin e vitit të ri shkollor, punimet do të përfundojë dhe se Gjimnazi “Bedri Pejani” do të jetë i gatshme për pranimin e nxënësve të rinj.

Fotografia e Besim Avdimetaj

Fotografia e Besim Avdimetaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Enver MALOKU Ka përfunduar në Klinë Festivali Folklorik Mbarëkombëtar…