Avdiu: Ambasadori i përfshirë në skandale, qeveria dhe presidenca e mbrojnë fuqishëm
11 janar 2023
| 12:03
Edhe analistja Zana Avdiu ka kritikuar qeverinë Kurti e presidenten Vjosa Omani për mbrojtjen që po ia bëjnë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në skandalin 100 milionë eurove.
Ajo në “Facebook” ka shkuar se pavarësisht se Berishaj është i përfshimë në skandale, qeveria dhe presidenca po e mbrojnë fuqishëm.
Postimi i plotë i Avdiut:
Ambasadori i përfshimë në skandale, e qeveria e presidenca e mbrojnë fuqishëm.
Çmimet janë rritë deri në qiell, e rrogat përtokë.
Veriu ma keq se kurrë ma herët.
Ikje masive e qytetarëve.
Ministria e Brendshme i kërkon shteteve me i pranuar pasaportat pa afat.
Shëndetësia për mjerim. Ikje e mjekeve ma shumë se kurrë.
Mirëdita!