Avdiu për arrestimin e Molliqajt: Sulm ndaj fjalës së lirë
Aktivistja Zana Avdiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se arrestimi i Dardan Molliqajt para futjes në Pressing është sulm ndaj fjalës së lirë.
Avdiu tha se i vjen keq që i është dashur të shohë këso pamjesh. Ai shtoi se arrestimi i aktivistëve nuk duhet të ndodhë në shtete demokratike.
“Arrestimi i aktivistëve nuk duhet të ndodhte, thjeshtë nuk është gjë e mirë kjo. Mund ta interpretojmë si sulm ndaj fjalës së lirë”, ka thënë ajo.
Ajo tutje shton se Molliqaj është dashur të paraqitet në polici gjithsesi, por thotë se arrestimi para futjes në studio është spektakël.
“Ndoshta Molliqaj është dashur të paraqitet në polici, pasi e ka ditur se po kërkohet. Gjithsesi këso spektakle është gabim që të ndodhin dhe më vjen keq që duhet të shohim këso pamje”, përfundoi ajo.
Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.
Ai është arrestuar atje nga Policia e Kosovës, raporton Express.
Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.
Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.