Avdullah Hoti: Deklarimet e O’Brien duhet të merren me shumë shqetësim
13 shkurt 2024
| 22:26
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar paralajmërimet e ashpra të ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit, James O’brien, ndaj Kosovës.
Hoti ka thënë se “marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale” dhe se deklarimet e O’Brien duhet të “merren me shumë shqetësim”.
Postimi i plotë i Hotit:
Deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim.
Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve.
Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme.
Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi.