Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër
30 dhjetor 2020
| 15:12
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Hoti që aktualisht është kryeministër në detyrë ka marrë besimin e kryesisë, ani pse nominimi i tij ka sjellur pakënaqësi tek disa anëtarë të kryesisë.
Hoti ka qenë një nga kandidatët e preferuar të kryetarit Mustafa, gjë e cila ka qenë një atu e fortë për të.
Hoti edhe në të kaluarën ka qenë i nominuar për kryeministër nga LDK-ja kur në vitin 2017 ishte rënditur si partia e tretë në vend me 185 mijë vota të fituara.