Avdullah Hoti nesër voton në orën 09:30

13 shkurt 2021 | 21:10

Nesër (e diel), më datë 14 shkurt 2021, në orën 09:30, në Fakultetin Filologjik, voton kandidati i LDK-së, për Kryeministër Dr. Avdullah Hoti me bashkëshorten Servete Hoti.

Po ashtu, në orën 10:30, në SHF “Emin Duraku”, në Prishtinë voton kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëshorten Qefsere Mustafa,  

Në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti” në Gjilan, voton kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me bashkëshorten Mirvete Bajrami Hajrizi.  

Në orën, 11:00, SHF “Lidhja e Prizrenit”, voton kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.  

Në orën 11:00, në SHF e Poturovcit, në Lipjan voton kryetari i Komunës, Imri Ahmeti me bashkëshorten Ibadete Ahmeti.  

Në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe voton kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha me bashkëshorten Hafize Berisha.  

 Në orën 10:30, në SHF “Nazmi Zhegrova” në Stanoc të Poshtëm, voton kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në orën, 11:15, në SHF “Ahmet Hajdari”, Begunc, voton kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.  

Po ashtu, ua rikujtojmë që gjatë gjithë ditës në dispozicion për kontaktin me ju është znj. Gentiana Azemi.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier League, duke…