Avdullah Hoti: Premtimet në fushën e arsimit nga Qeveria Kurti, dështim
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e Qeverisë Kurti, dhe sipas tij ka dështuar thuajse në të gjitha premtimet që kishte dhënë për fushën e arsimit.
Postimi i tij:
Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment.
Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen e mbarë të vitit shkollor.
Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive.
Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e stafin tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit.