Avdullah Hoti pritet të nominohet kandidat për kryeministër
Avdullah Hoti pritet të nominohet kandidat për kryeministër nga kryesia e LDK-së, edhe pse diskutimet për tre emra po vazhdojnë.
Kryesia e LDK-së për më shumë se një orë po e diskuton emrin e kandidatit për kryeministër, i cili do të ishte mandatar për formimin e një qeverie të re me AAK-në, Nismën e minoritetet.
Burime të Expressit brenda mbledhjes së kryesisë thonë se gjasat më të mëdha janë që nga kjo mbledhje të dalin me nominimin e Hotit, edhe pse diskutimet ende s’kanë përfunduar, por që është folur më shumë për të.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë dje se në këtë mbledhje caktohet emri i kandidatit, e më pas Këshilli i partisë e miraton. Së fundmi, emri i vetë Mustafës ka qenë më I përfoluri për të qenë kandidat, mirëpo një gjë të tillë kreu i LDK-së as nuk e ka pranuar e as nuk e ka mohuar në deklarimet e tij.