Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur deputetin Avdullah Hoti, shef të grupit parlamentar të kësaj partie.
Hoti edhe në legjislaturën e ka qenë shef i grupit parlamentar të LDK-së.
Përpos, LDK-së edhe PDK-ja ka zgjedhur shefi e grupit parlamentar të kësaj partie. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Financave, Bedri Hamza.
“Në Kryesi u bënë të njohura njoftimet e deritashme për krijimin e grupeve parlamentare, si në vijim: grupi parlamentar i LDK-së, i cili do të ketë 28 deputetë (kryetar Avdullah Hoti), grupi parlamentar i PDK-së, 24 deputetë (kryetar Bedri Hamza), grupi parlamentar Lista Serbe, 10 deputetë (kryetar Igor Simiq) dhe grupi parlamentar multietnik, i cili do të kryesohet nga deputeti Albert Kinolli dhe do të ketë gjashtë deputetë”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ende nuk kanë caktuar shefat e grupeve të tyre parlamentare.
/Epoka e re/