Avdullah Hoti sqaron pse katër deputetë të LDK-së nuk votuan për rezolutën e dialogut
01 nëntor 2018
| 22:24
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka sqaruar se katër deputetë të këtij grupi nuk kanë pasur mundësi që të jenë të pranishëm në seancë për të votuar për rezolutën e inicuar nga kjo parti për të kundërshtuar prekjen e kufirit shtetëror.
“Katër deputetë të LDK-së sot nuk kanë pasur mundësi të jenë në seancë për të votuar. Të katërtit më kanë njoftuar paraprakisht për pamundësinë e prezencës së tyre në seancë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se stafi i Grupit Parlamentar të LDK-së është kurdoherë i gatshëm dhe në dispozicion të medieve për informim të drejtë e të plotë.