Avdullah Lushi vesh uniformën e FSK-së, betohet para familjarëve të vrarë në Qyshk

24 korrik 2023 | 10:30

I riu nga Qyshku i Pejës, Avullah Lushi, nga sot është pjesëtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Avdullahut gjatë luftës së fundit në Kosovë i janë vrarë nëntë anëtarë të familjes: gjyshi, xhaxhallarët djemtë e xhaxhallarëve si dhe shumë bashkëfshatarë në Qyshk të Pejës.

Avdullahi është një ndër futbollistët e talentuar që i ka Kosova.

Është djali i Naim Lushit, ish-ushtar i UÇK-së, i plagosur dhe i burgosur politik.

Njoftimin për rrugëtimin e Avullahut e ka bërë Naimi në “Facebook”.

“Rrugën e shërbimit ndaj Atdheut, nga sot në uniformën e ushtarit të Kosovës, e nisi duke marrë bekimin e gjyshit, të axhallarëve e të bashkëfshatarëve të flijuar në altarin e lirisë”, ka shkruar Naim Lushi për ushtarin e Kosovës, Avullahun.

Postimi i plotë i Naim Lushit pa ndërhyrje:

Avdullah TU DHASHTË E MBARA, E NDEROFSH ATDHEUN!

Rrugën e shërbimit ndaj Atdheut, nga sot në uniformën e ushtarit të Kosovës, e nisi duke marrë bekimin e gjyshit, të axhallarëve e të bashkëfshatarëve të flijuar në altarin e lirisë. Para tyre u betua që do të shërbej ndershëm e që nuk do të lejoj që të shkelet e të humbet asnjë pikë e gjakut të derdhur për liri e shtet.

ME BESIM, NDERË E PËRKUSHTIM, NDERIME ATDHEUT!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ditë më parë e mposhti…