Avdullahu drejt Bundesligës gjermane

03 janar 2025 | 11:07

Paraqitjet e mira të Leon Avdullahut këtë sezon me fanellën e Baselit, kanë bërë që mesfushori ta tërheq interesimin e skuadrave të Bundesligës gjermane.

20-vjeçari që po shkëlqen në kampionatin zviceran, pritet që në afatin kalimtar të janarit ta bëjë hapin e madh në karrierë.

Është skuadra e Wolfsburgut që ka shprehur interesim për Avdullahun, i cili po monitorohet edhe nga disa ekipe tjera në Gjermani e Angli.

Avdullahu vitin e shkuar u promovua në ekipin e parë të Baselit dhe ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Këtë sezon, mesfushori ka shënuar 1 gol në 16 ndeshje të luajtura në kampionatin zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia në pushtet vazhdimisht u krenua për rritje ekonomike në…