Avdylaj kërkon fitore ndaj kroatit Mirko Crnov

18 korrik 2018 | 20:49

Pas nëntë ditësh do të organizohet spektakli i madh në Kërçovë “Superpro Fight Night Uskana”.

Një luftë titane pritet të zhvillohet në kategorinë 91 kg, kur do të përballen shqiptari nga Kosova që jeton dhe vepron në Austri, Dardan Avdylaj dhe kroati Mirko Crnov. Ky i fundit ka zhvilluar 19 ndeshje, prej tyre ka gjashtë disfata. Ndërsa Dardan Avdylaj me sportin e kikboksit ka filluar të merret në moshën 15-vjeçare, kurse është kampion i Evropës dhe deri tani ka zhvilluar 25 ndeshje, prej tyre 20 fitore, 8 me KO. Ai ka thënë për “ArenaRing” se në ndeshjen që do të zhvillohet në Maqedoni do të arrijë deri te triumfi i radhës.

“Jam shumë i motivuar dhe pres me padurim të ngjitem në ringun e Kërçovës, sepse e di se do të ketë shumë publik që do të na përkrahë. Mendoj se do të jetë një spektakël ku do të arrij të triumfoj”, ka thënë Avdylaj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte), me  një ceremoni të veçantë do të…