Avdylaj pret shumë suksese në vitin 2018

28 shkurt 2018 | 11:00

Kampioni i Austrisë dhe Evropës, Hekuran Avdylaj, ka filluar përgatitjet intensive për duelet e tij që e presin në vitin 2018.

Ai në një prononcim për agjencinë “ArenaRing” ka thënë se do të aktivizohet maksimalisht që ky vit të jetë i tij. “Pas një pauze që kam pasur për shkak se më lindi djalë, u dash t’i jap pak hapësirë familjes. Por, tani ka dy javë që kam filluar maksimalisht të përgatitem, pasi me menaxherin tim kemi parapa disa ndeshje t’i zhvillojmë këtë vit, kurse e para pritet të jetë në muajin maj, mandej në qershor si dhe gjatë verës. Shpresoj se ky vit do të jetë i imi, andaj do ta jap maksimumin që të arrij vetëm suksese”, ka thënë Avdylaj.

Kikboksieri në fjalë është i lindur në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, por është me origjinë nga fshati Sushicë i Burimit. Deri më tani ka zhvilluar më shumë se 40 ndeshje, shumicën prej të cilave i ka fituar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selatin Novosella “MENDIME TË ZGJEDHURA PËR ADEM DEMAÇIN” (15) 19.…