Avdyli: 50 për qind e kapaciteteve të shtretërve spitalorë nuk shfrytëzohen

29 gusht 2022 | 11:40

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50 për qind e kapaciteteve të shtretërve spitalorë nuk janë shfrytëzuar.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore.

“Prishtina edhe mund të ketë nevojë për spital të ri. Por sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50 për qind kapacitetet e shtretërve spitalor nuk janë shfrytëzuar. Edhe pse te ne kohëzgjatja e qëndrimit në spital është më e lartë se në shumë shtete, neve akoma na mbesin 45  për qind e shtretërve pa shfrytëzuar. Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore. E aty ku ka ngarkesë në shfrytëzim të shtretërve, pse jo edhe rritje të hapësirave dhe shtretërve”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre…