Avdyli: Covidi-19 do të sjellë dëme afatgjate për shoqërinë
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka numëruar dëmet afatgjate që Covid-19 do t`i sjellë Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përveç humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve, pandemia do të shkaktoj shkatërrimi ekonomik të mirëqenies familjare, prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor, jo stabilitet politik dhe gjendje të renduar psikologjike të popullatës.
Sipas tij, shteti duhet të fillojë të mendojë për zgjidhjet që sadopak do t`i zbusin pasojat e këtyre fenomeneve.
Postimi i plotë i Avdylit:
Përveç humbjeve të mëdha të jetëve të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :
- shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
- prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor, dmth. analfabetë
- rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
- trazira e jostabilitet politik që do vijnë nga përçarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,
5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve
- migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
- rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
- distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njeri asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
- do kemi gjenerata fëmijësh të rritur në botë virtuale jo reale por të padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshëm për tu kyçur në tregun e punës e jetën reale.
Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore.
(M.K / Epoka e re)