Avdyli flet pas shkarkimit nga LDK-ja në Prizren
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i rreshtuar në iniciativën e Vjosa Osmanit, ka thënë se Agim Veliu bashkë me Isa Mustafën duhet të largohen nga politika. “Këta dy njerëz janë duke ndotur skenën politike”, u shpreh ai.
Avdyli ka folur edhe për shkarkimin që i ka bërë dega e LDK-së në Prizren.
“E kuptova shkarkimin përmes mediave. Nuk jam çuditur nga Isa Mustafa për këtë vendim, por u çudita nga Antoni…Nëse Antoni nuk ka informata, atëherë p i bie që Isa Mustafa ka vendosur. Edhe në emalin e shkarkimit të Vjosa osmanit jam përendur edhe unë e Fatmir Rexhepi që nuk kemi votuar qeverinë e Avdullah Hotit”, deklaroi Avdyli në një linjë telefonike në “Debat Plus”.
“Normalisht Isa Mustafa ka dashur të më hakmerret, por edhe në të kaluarën ka pasur raste kur dikush nuk e ka votuar Isa Mustafën por nuk është përjashtuar. Edhe Anton Quni nuk e ka votuar Isa Mustafën por nuk është përjashtuar. Pra tash diçka paska ndryshuar”, tha më tej Avdyli.