Avdyli i bashkohet Kosovës për miqësoren kundër Norvegjisë
31 maj 2024
| 11:48
Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit të Kosovës në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.
Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor.
Kjo pasi Arijanet Muriq është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore.