Avdyli: Koalicioni LV-Lista Guxo është i qëndrueshëm

17 nëntor 2021 | 13:31

Haxhi Avdyli, deputeti i Listës Guxo që vepron në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që për zgjedhjet lokale janë bërë bashkë të gjitha partitë kundër kandidatëve për kryetar të LV-së dhe Listës Guxo.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se koalicioni qeverisës ndërmjet këtyre dy subjekteve është i qëndrueshëm.

Madje, sipas tij, ky koalicion do të vazhdojë edhe për një mandat.

Postimi i plotë i Avdylit:

Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë,  portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mir shumë. Ju themi urime.

Por ajo që vërehet këto muajtë e fundit e veqanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznismenëve të pseudoportaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përqarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë. Mos hargjoni para, energji për shpifje  e shkrime koti. Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë  më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miqë që pajtohemi e që spajtohemi , qetësohuni,  përgadituni të përshtateni me udheheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udheheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujtë nuk i pritet por vetëm ateherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeqar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, marr më 18…