Avdyli mohon akuzën se pagoi për marrëdhënie seksuale

08 janar 2021 | 22:59

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Haxhi Avdyli ka reaguar pas raportimeve se gjoja ishte i përfshirë në një aferë seksuale në vitin 2017-të. “Të nderuar qytetarë, KENI KUJDES. Të tmerruar nga përkrahja plebishitare e qytetarëve, klubi i vjetër i uzurpatorëve të pushtetit dhe shtetit mund të ndodhë të përdorin shpifje, e fake news”, ka shkruar pos tjerash Avdyli.

Postimi i plotë i Avdylit pa ndërhyrje në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë, KENI KUJDES. Të tmerruar nga përkrahja plebishitare e qytetarëve, klubi i vjetër i uzurpatorëve të pushtetit dhe shtetit mund të ndodhë të përdorin shpifje, e fake neës. Te ata me gjendje më të rëndë ekonomike mund të ndodh edhe të ofrojnë ndihma të ndryshme e para. Por aman mos e shisni besimin dhe bindjen tuaj me asgjë. Mos bini pre e portaleve e lajmeve të rreme. Mos e bëni për vete, bëne për fëmijët e juaj. Bëjeni për gjeneratën pas nesh. Refuzoni veprimet e tyre të dëshpruara”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dy asistime, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, ka ndihmuar Liverpoolin…