Avdyli përfundimisht largohet nga Shkëndija
28 dhjetor 2017
| 15:52
Portieri i mirënjohur nga Kosova, Ilir Avdyli, i cili kaloi tek Shkëndija e Tetovës gjatë afatit kalimtar të verës, në mënyrë të dyanshme ka shkëputur marrëveshjen dhe tani është lojtar i lirë.
Nuk dihet ende nëse portieri shtatlartë është në negociata me ndonjë skuadër, mirëpo skuadra e re e tij pritet të zbulohet shumë shpejt. Në të kaluarën ai ishte pjesë e Tiranës, Llapit, Ferizajt, Drenicës dhe KEK-ut.