Avdyli: Sipas logjikës së opozitës për çdo vendim duhet të pyetet Gjykata Kushtetuese

21 korrik 2023 | 16:04

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar pasi AAK-ja ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale.

“Sipas kësaj opozite, Kuvendi i Kosovës dhe vendimet e të zgjedhurve të popullit nuk vlejnë asgjë. Sipas logjikës së tyre për çdo vendim duhet të pyetet Gjykata Kushtetuese, e parlamentit me ia vendos drynin. Ata do duhej që edhe zgjedhjen e qytetarëve më 14 shkurt ta dërgonin në Gjykatë kushtetuese, ndoshta ua kishin dhënë fitoren në tavolinë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo opozitë është në rrugë pa krye.

“Apo ndoshta sipas tyre duhet shuar edhe partitë dhe të mos ketë vendime bazuar ne pluralizëm e demokracinë e shumicës. Opozitë në rrugë pa krye, të humbur, të dëshpëruar nga humbja e privilegjeve si duket kanë nisur të humbin edhe arsyen”, ka shkruar deputeti Avdyli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka dhënë…