Aviacioni amerikan ndërhyri me helikopterë me kova uji për ta shuar zjarrin në Klinë
18 korrik 2024
| 22:48
Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të Klinës në shuarjen e zjarrit në zonë.
KFOR informon se meqenëse fshatrat Vidajë dhe Jagodë ishin në rrezik për t’u prekur nga zjarri, aviacioni amerikan ndërhyri me dy helikopterë të pajisur me kova uji.
Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri, thuhet në njoftimin dërguar mediave.